Tue, Nov 19, 2024

Pesë shokë dalin për gjah, njëri ia fut vetes me çifte

  • PublishedJanuary 10, 2024

Pesë persona ishin nisur me makinë për gjah, kur në rrethana të paqarta një prej tyre u vetëplagos aksidentalisht me çifte. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Gjinaj të Kukësit, një ditë më parë.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se i plagosur mbeti një 41-vjeçar, i cili u dërgua për për mjekim të specializuar në QSUT në Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ndaj tij, autoritetet nisën një procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

AlbaniaWeb.net