Tronditëse në Greqi! Shqiptari vret kunatin me armë gjahu
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij 33-vjeçar gjithashtu shqiptar.
Mediat greke raportojnë se autori duke përdorur një armë gjahu të cilën e kishte në posedim të ligjshëm, ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçar të gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që ka kryer.
Autoritetet policore kanë vazhduar me konfiskimin e armës së gjahut, ndërsa viktimës është marrë nga ekspertiza mjeko-ligjore.