Abuzim me një të mitur, nëna e djalit mes lotëve: Ajo kishte gënjyer për moshën, policët e mbërrthyen tek gardhi, mua më zuri koka në tokë
Nëna e djalit 33-vjeçar që u akuzua për abuzim seksual me një të mitur dhe u arrestua nga policia, ka dhënë një deklaratë për AlbaniaWeb,net, ku shprehet se djali i saj është i martuar me 14-vjeçaren dhe se në fillim nuk e ka ditur për moshën.
Ajo tregon se vajza e gënjeu duke i thënë se është 17 vjeç. Pavarësisht se prindërit e vajzës ishin kundër kësaj martese, vajza këmbënguli dhe shkoi të jetonte me 33-vjeçarin dhe prindërit e tij. Sipas nënës, ishin prindërit e vajzës që i sollën policët në shtëpi dhe arrestuan të birin.
“Djalit i kishte thënë që është 17 vjeç, djali tha ta dija që ishte 13 vjeç nuk isha martuar me të. Pasi dolën nga shtëpia më thanë që ti mos lëviz, na përcjell djali. Kur del djali nga shtëpia policia e arreston, e kapën çunin dhe e ngjeshën pas rrjetës. Kap djalin, kap nusen, unë u rrëzova më zuri koka në tokë. Nusja shtynte policët i thoshin qërohuni, ç’po bëni kështu. Unë u rrëzova, djali e nusja po më mbanin mua, ata tërhiqnin nusen. Nusen e kanë marrë me forcë. Çuni më mori më futi brenda, ata i ranë derës dhe i mbërthyen djalit. Tani nuk e dimë ku është nusja, disa thonë që është në Tiranë. Nusen e morën mbrëmë sepse mua më kishte marrë ambulanca më kishte çuar në Divjakë. Ma morën çunin, ja përthyen krahët çunit”, shprehet nëna mes lotëve.
E pyetur se pse nuk e la djali kur e mori vesh se vajza ishte 14 vjeçe, nëna u shpreh se nuk e linte ajo.
“Nuk donte ajo, e vdekur donte të dilte, i tha e të atit që qielli me tokën të bashkohen unë nuk vij. Ata i thanë mbaje mend mirë, do të të vijë policia. Djali nuk e mori me zor”, u shpreh ajo.
AlbaniaWeb,net