Thu, Nov 28, 2024

Kontrabandë nga Maqedonia e Veriut! ​Dogana e Kosovës ndalon kalimin e mallrave në vlerë mbi 20.000 euro

  • PublishedJanuary 12, 2024

Dogana e Kosovës ka parandaluar në dy raste të ndara kontrabandimin e mallrave në vlerë mbi 20 mijë euro nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Gjatë ndalimit të një automjeti u gjetën mallra të kontrabanduara, tekstile-veshmbathje në një sasi prej 2.080 artikujve në vlerë rreth 9.000 euro. Përveç kësaj, është vërejtur se këto mallra shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale dhe janë të falsifikuara.

Në rastin e dytë janë hasur në tentim të kontrabandimit tekstil në vlerë rreth 12.000 euro. Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe ndaj palëve janë nisur procedurat kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.