Sun, Oct 20, 2024

Ngatërron programacionin, ku gaboi Ledioni natën e parë të ‘BBV3’?

  • PublishedJanuary 14, 2024

Ledion Liço u rikthye pas 6 vitesh në ekran, mbrëmjen e djeshme në nisje të spektaklit gjigand të ‘Big Brother Vip 3’. Shumë e mirëpritën e shumë të tjerë nuk nguruan ta vinin në ‘tabelën e qitjes’ për disa ngatërresa në transmetim live lidhur me programacionin e formatit.

Ndonëse pa skaletë, Ledioni ja doli të superojë me sukses natën e parë të ‘BBV3’, por me disa ‘lapsuse’ të vogla që nuk kaluan pa u vënë re. Mungesa prej kaq shumë vitesh në televizion bëri të vetën.

Megjithatë mëngjesin e sotëm, Ledioni modestisht e komentoi me pak fjalë mbrëmjen e djeshme, ku ndër të tjera nuk la pa përmendur edhe ‘gabimet’ e vogla gjatë prezantimit live.

‘Mbrëmë kuptova që ju jeni yje po kaq sa ata brenda! Mirënjohës. Shihemi të shtunën.. dmth të martën në 21:00 ‘, shkruan Ledioni në postimin e fundit.