Sat, Oct 12, 2024

Një Inter XXL, numrat e “fryrë” dërgojnë zikaltërit drejt titullit, por Juve nuk dorëzohet

  • PublishedJanuary 15, 2024

Plus 5 në raport me Juven, ndjekësen më të afërt, nuk është një diferencë e madhe, për më tepër që “Zonja e Vjetër” ka një ndeshje më pak, por numrat e Interit këtë sezon janë me të vërtetë fantastike, për këtë arsye shihen nga opinioni sportiv si favoritët kryesor për të triumfuar në Serie A. Me 51 pikë në 20 ndeshje, Inter qëndron në krye, por fitorja e fundit 5-1 në transfertë kundër Monza-s përmirësoi akoma më shumë statistikat e tyre. Në 20 jave, Inter ka shënuar 49 gola, 20 më shumë se sa Juventus, janë sulmi më i mirë në Serie A.

Numrat E Interit
Numrat E Interit

Në 5 vendet e para të golashënuesve më të mirë, tre prej tyre vijnë nga Inter. Golashënuesi më i mirë i Inter është Martinez me 18 gola, ndërsa golashënuesi më i mirë i Juves është Vlahovic me 7 gola. Nga 49 gola që kanë shënuar, 29 prej tyre kanë ardhur me aksion, më mirë se çdo skuadër tjetër. Zikaltërit kanë pësuar 10 gola, dy më pak se Juve, janë edhe mbrojtja më e mirë sezonit, me një diferencë prej plus 39.

Ndaj Monzës ishte ndeshje e pestë që Inter e mbyll me goleadë, ndërsa Juventus shquhet për faktin që janë ekipi i parë në Serie A që fiton me një gol diferencë, nga 14 fitore këtë sezon 10 prej tyre i kanë fituar me një gol diferencë.

Simone Inzaghi
Simone Inzaghi

Nëse i referohemi vetëm këtyre shifrave diferenca është shumë e madhe, por momenti i së vërtetës vjen me 4 shkurt kur Juventus do të vizitojë Interin në “San Siro”, ndeshja e parë ndërmjet tyre përfundoi në barazim 1-1.

()

AlbaniaWeb.net