Wed, Oct 9, 2024

Përforcim në ofensivë, Dinamo firmos me një sulmues

  • PublishedJanuary 15, 2024

Ardit Tahiri është lojtari më i ri i Dinamos. Lajmi është dhënë nga klubi dinamovit, me një postim në rrjetet sociale. Sulmuesi 21-vjeçar vjen te kjo skuadër, pas një përvoje te Drita. Tahiri, më parë, ka veshur edhe fanellën e FC Besa në Kosovë.

“Ardit Tahiri është zyrtarisht “dinamovit”! 21-vjeçari i lindur në Vushtri, i cili vjen pas eksperiencës në superligën kosovare me ekipin e Dritës, ka firmosur ditën e sotme kontratën që bën zyrtarisht pjesë të skuadrës tonë në vijim.

Tahiri i cili luan si sulmues qendre, është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21 dhe ditën e sotme iu bashkua menjëherë skuadrës në seancën stërvitore” – Shkruan klubi.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net