Fri, Nov 29, 2024

Sezoni i gripit po rëndohet/ 80 pacientë në ditë! Shtohet kërkesat për ndihmë, komplikacionet arrijnë deri në pneuomoni

  • PublishedJanuary 15, 2024

80-90 pacientë në ditë i drejtohen shërbimit infektiv me simptoma të gripit apo dhe të covid  të cilat nuk ia kanë dalë t’i menaxhojnë në kushte shtëpie.

Ka persona nga mosha  20 vjeç deri në 80 vjeç.

“Kam vajzën me temraturë 38 që nuk i bie”, tha një grua.

“Kam burrin me covid”, tha një tjetër.

Nga 80- 90 urgjenca që paraqiten 12 prej tyre  prej tyre kanë nevojë të shtrohen

 “Janë të gjitha moshat nga. Moshat e reja  që nuk kanë sëmudnje të tjera menaxhohen me lehtë pasi temperatura dominohet me antiperitike”, tha mjekja infeksioniste Migena Qato.

Në gjendje më të rëndë dhe që kërkojnë me doemos të ndjekin terapitë në spital janë mosha 65 e vjeç e lart   pasi kanë edhe sëmundje të tjera dhe i shpesh bëjnë insuficiencë respiratore  apo pneumoni

Ndonëse më të pakët në numër por në shërbimin infektiv nuk mungojnë rastet e prekur nga covid .Mjekët shpjegojnë se nga 90 raste vetëm 8- 9 konfirmon covid dhe grip  pjesa tjetër diagnostikohen  me  viroza me simptoma të ngjashme gripin.


AlbaniaWeb,net