VIDEO/ Mesfushori “rrëmben” çmimin Puskas, gol i rrallë në Brazil
Mund të jetë një nga golat më të mirë që keni parë ndonjëherë. Guilherme Madruga, mesfushori nga Brazili i cili është aktivizuar në radhët e Botafogos, ka “rrëmbyer” çmimin e FIFA Puskas 2023. Me një lëvizje të bukur, Madruga dërgoi topin në rrjetë, në ndeshjen ndaj Novorizontino, takim ky i vlefshëm për Serie B braziliane. 23-vjeçari ka luajtur për Botafogon në 44 ndeshje, ku ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.
“Falënderoj të gjithë ata që më shoqëruan në këtë rrugë, në këtë trajektore të jetës sime. Faleminderit zot. Isha i huazuar te Botafogo, më pas arrita te goli, u motivova sepse më thanë që do luaj në Serie B” – Tha ai pas marrjes së çmimit.
Hit the bicycle kick from outside the box! 🚲😱
Is Guilherme Madruga’s goal for @botafogofsa your FIFA Puskas Award winner?
🎥 Footage courtesy of @BrasileiraoB & Brax Sports Assets
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) September 29, 2023
(J.S/)