Sat, Oct 5, 2024

Boston marshon në Lindje, rikthehen Lakers, bie Golden State (VIDEO)

  • PublishedJanuary 16, 2024

Vijon paraqitja e mirë e skuadrave pretendente dhe kryesuese në NBA. Boston mban vendin e parë në renditjen e Konferencën së Lindjes pas fitores 105-96 në fushën e kanadezëve të Toronto Raport.

Të gjithë titullarët e Celtics realizuan mbi 10 pikë. Holiday dhe White shënuan nga 22 pikë secili për miqtë, duke i bërë të pavlefshme e Barret për vendasit. Boston është skuadra me më shumë fitore deri në këtë pikë të sezonit.

Mes pretendentëve në Lindje është edhe Philadelphia, që mundi 124-115 Houston Rockets. Ndeshje fantastike e Joel Embiid, autor i 41 pikëve dhe 10 rebound. Philadephia mban vendin e tretë, por është 6 fitore larg kreut.

Në Perëndim, vijon sezoni me hope i Los Angeles Lakers, që fitoi 112-105 ndaj Oklahomës. Dyshja Davis-James realizoi 52 pikë, duke bërë diferencën në fushë. Tjetër humbje për Golden State, që u mund 116-107 nga Memphis Grizzlies. Curry realizoi 26 pikë, por që s’mjaftuan para kolektivitetit të Memphis.

()

AlbaniaWeb.net