‘Egla më pëlqen por është antisociale’- plasin debatet në ‘BBV’
Sapo ka filluar transmetimi live i ‘BBV3’, me një sërë diskutimesh mes banorëve dhe çështjeve që kanë ndodhur që prej ‘Prime-t’ të kaluar. Përqëndrimi kryesor i bisedës ishte tek Egla dhe çdo debat që ajo ka patur me banorët e tjerë.
Egla ka qenë një ndër banorët që është përfshirë në çdo debat të mundshëm. Dhe pse me shumicën e banorëve është sqaruar disa prej tyre siç duket mbajnë akoma ‘inat’ me të.
E ndërsa Roza u shpreh se Egla i pëlqen ama sipas saj ajo është një banore shumë antisociale, ka një mur mbrojtës dhe nuk lejon askënd ti afrohet.