Fri, Nov 29, 2024

Krim! Tigrat e vegjël përdoren si kafshë shtëpiake në Shqipëri

  • PublishedJanuary 16, 2024

Jeta e luksit, duket se ka filluar të ekspozohet edhe në Shqipëri. Nuk po flasim për qytetarët e thjeshtë të cilët të ardhurat mujore i shfrytëzojnë për nevoja bazike, por ata të një stadi më lartë që çfarë nuk do të bënin për të treguar mirëqënien e tyre të tejngopur me para.

Në rrjet po qarkullojnë oferta mediokre dhe çmime për të blerë tigra të vegjël që historikisht janë përdorur në Emiratet e Bashkuara Arabe të njohura për jetë luksoze, si kafshë shtëpiake.

E duket se ky ‘trend mizor’ për kafshën e gjorë tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri. Tigrat e vegjël janë marrë nga habitati i egër dhe po shiten hapur në vendin tonë duke u reklamuar në rrjete sociale, pa marrë parasysh se ky është një krim që rrezikon jetën e të vegjëlve.

Ata nuk do të mund të jetojnë në mungesë të kushteve të egra, apo faunës dhe florës aziatike. Ndërsa nuk dihet fati i tyre kur të rriten. Ndoshta përfundojnë në kushtet mizerable të kopshtit zoologjik të stisur nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Dimë të themi se përveç mediokritetit që fshihet pas këtij trend-i nga blerësit e kamur, ky është një krim dhe po i vret kafshët e gjora.