Përfshihet nga flakët godina në Shkozet, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
Një objekt është përfshirë nga flakët në Shkozet të Durrësit mbrëmjen e vonë të së martës.
Pasi kanë marrë njoftim, janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, për të shuar zjarrin dhe shmangur përhapjen e tij në objektet pranë. Zjarri ka rënë te magazinat e ish NSHN-së, në një ambient që i përket një kompanie kamionësh.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një masë elektrike.
AlbaniaWeb.net