Sat, Nov 30, 2024

Ndërron jetë presidenti 43-vjeçar, tronditet klubi i Bundesligës

  • PublishedJanuary 16, 2024

Presidenti i Hertha Berlin, Kay Bernstein, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Klubi i Bundesligës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shprehet i tronditur.

“Hertha BSC mban zi për humbjen e Kay Bernstein. Sot, e martë, Hertha BSC e mori lajmin e tmerrshëm se presidenti Kay Bernstein vdiq papritur në moshën 43-vjeçare. I gjithë klubi, komiteti dhe punonjësit e tij janë të habitur dhe thellësisht të tronditur”, shkruan Hertha Berlin.

Kujtojmë se Kay Barnstein u zgjodh president në qershor 2022, në një periudhë kur Hertha po vuante shumë nga keqmenaxhimi. Ai bënte tifo për skuadrën prej shumë vitesh dhe nuk kishte shumë përvojë, sa i takon roleve drejtuese.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net