Tragjedi në Mesdhe! Fundoset ‘varka fantazmë’ me emigrantë, dyshohet për 40 viktima, ishte nisur nga Libia për në Lampedusa
Dyzet persona dyshohet se kanë humbur jetën pasi një anije u fundos të premten.
Varka prej druri në të cilën ndodheshin emigrantët, ishte nisur javën e kaluar nga Libia për në Lampedusa, sipas medias italiane.
Shkak për mbytjen e varkës mund të jetë bërë moti i keq dhe pavarësisht alarmit të dhënë nga ekipi i Alarm Phone dhe ngritjes së dy avionëve të Frontex dhe njërit prej Rojet bregdetare italiane, ende nuk ka asnjë shenjë për tëmbyturit.
Ajo që u raportua pasditen e së premtes tani duket gjithnjë e më shumë si një “anije e mbytur fantazmë”, ku pas katër ditësh kërkimesh u vendos që të ndërpriteshin operacionet e kryera deri më sot.
Kujtojmë se në vitin 2023, të paktën 2,271 migrantë dhe refugjatë humbën jetën në Mesdheun Qendror.
AlbaniaWeb,net