Mon, Sep 30, 2024

Arta Kabashi pjesë e “BBV3”, Vivien Thano ironizon klipin e saj prezantues

  • PublishedJanuary 17, 2024

Edicioni i tretë i “Big Brother Vip” duket se premton shumë të papritura edhe këtë vit. 6 banorë të rinj iu bashkuan mbrëmjen e djeshme shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Arta Kabashi, Fation Kuqari, Dea Vieri, Klodian Duro, Albi Nako, Bardhi janë personazhet e rinj që nisën dje rrugëtimin e tyre në shtëpi.

Reagimet e shumta të publikut në rrjete sociale nuk kanë munguar as mbrëmjen e djeshme për banorët e rinj. I tillë ishte edhe komenti i Vivien Thanos në Instagram, ku nëpërmjet story-ve ajo po komentonte Prime-in. Komenti që ra më shumë në sy ishte ai kundrejt këngëtares nga Kosova, Arta Kabashi. Vivien shkruan gjatë klipit të saj të prezantimit:

Filloj duke rrejt kjo pa hy akoma

Arta zgjodhi një hyrje një hyrje plot emocion nga oborri i shtëpisë së BBV e shoqëruar nga një prej balerinëve profesionistë të Top Channel, ndërsa performanca po shikohej nga banorët.