Thu, Nov 28, 2024

Çfarë Duhet të Bëni Tani për të Parandaluar Demencën

  • PublishedJanuary 17, 2024

Demenca është një nga sëmundjet që mjekët e kanë cilësuar si sëmundja e shekullit.

Diçka e tillë vjen si pasojë e përhapjes të shpejtë të kësaj sëmundje që prek trurin.

Të gjithë mendojmë se problemet me kujtesën dhe trurin nisin pas të pesëdhjetave.

Por demenca fillon me degradimin e pjesës frontale të trurit, e ma pas duke u përhapur edhe në pjesë të tjera të trurit.

Sipas të dhënave ku AgroWeb.org bazohet, demenca fillon të tregojë sinjalet e saj paralajmëruese që në moshën dyzetë vjeç.

Gjithçka nis me harresën, e më pas avancon duke prekur karakterin, aftësinë për të formuluar fjalë e deri tek aftësia për të lëvizur.

Por mjekët kanë arritur në një zbulim në lidhje me gjithçka që mund të bëni për të parandaluar plakjen e trurit.

Këshillat e Mjekëve Për Të Parandaluar Simptomat e Demencës

Gjithçka lidhet me oksigjenimin e organit më të rëndësishëm të trupit tonë, trurin

Sipas të dhënave të AgroWeb.org aktiviteti fizik është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur trupin në formë.

Ushtrimi i trupit e mban atë të shëndetshëm, dhe rrjedhimisht edhe truri është më i shëndetshëm.

30 minuta disa herë në javë është plani më i mirë për të nisur rrugëtimin e një stërvitjeje që nuk duhet ndërprerë asnjëherë.

Aerobia është një nga format më të mira për të ndihmuar trupin tuaj që të fuqizohet.

Diçka tjetër shumë e rëndësishme është edhe ushtrimi i trurit.

Pra lexoni sa më shumë, merruni me fjalëkryqe apo lojëra të cilat vënë në provë memorien tuaj.

Të gjitha këto janë të rëndësishme për ta mbajtur trurin tuaj në formën më të mirë.

Gjithashtu edhe pushimi ka rëndësinë e vet.

Gjumi është një faktor kyç në rigjenerimin e qelizave të organizmit.

Ai i përgatit apo për një tjetër ditë të mbushur me lodhje fizike dhe mendore.

Ndaj është e këshillueshme që të mundoheni të flini 6-8 orë gjatë natës.

Kështu do të rikuperoni të gjithë energjinë e harxhuar nga dita e kaluar./AgroWeb.org