Wed, Oct 2, 2024

Cili u bë Lideri i shtëpisë së “BBV” pas ikjes së Drini Zeqos?

  • PublishedJanuary 17, 2024

Drini Zeqo la menjëherë shtëpinë e “Big Brother VIP 3” për shkak të urgjencës shëndetësore të familjes së tij.

Gara e gazetarit u pre në mes vetëm pak ditë pas nisjes, ndërsa banorët shprehën trishtim të madh për largimin e Drinit.

Me ikjen e tij, atyre iu desh të zgjedhin liderin e ri të shtëpisë për javën, që do të zinte vendin e Drinit. Sipas votave të konkurrentëve, më e votuara këtë javë për të “drejtuar” shtëpinë me të gjitha punët e saj, është Ilnisa.