Thu, Nov 28, 2024

Detaje nga dëshmia e shqiptarit që vrau kunatin: E përdhunonte vajzën në prani të djalit të mitur, donte të vetëvritej

  • PublishedJanuary 17, 2024

Dalin detaje të reja nga dëshmia e babait 50-vjeçar Fatmir Talellari, i cili vrau kunatin e tij Erjon Pelivani, pasi i përdhunoi për nëntë vite vajzën e tij.

Media greke gegonota.news ka publikuar një pjesë nga dëshmia, ku babai rrëfen se kunati përdhunonte vajzën e tij në dhomën ngjitur, ku ndodhej dhe djali i tij i mitur, tashmë 9-vjeç.

“Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua nga kunati im, ishte i pranishëm edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç dhe të cilin kunati e la vetëm në dhomën tjetër, ndërsa mbyllte me kyç derën e dhomës ku ishte me vajzën time”, thuhet në dëshminë e tij babai 50-vjeçar.

“Jam thellësisht i shqetësuar për shëndetin e tij mendor, pasi tani e perceptoj reagimin e tij kur pa kunatin tim. Sapo e pa u duk menjëherë i frikësuar por më pas nuk kuptova diçka. Por tani është e domosdoshme që ai të marrë mbështetje psikologjike dhe të ekzaminohet nga një psikolog fëmijësh”, tha ndër të tjera Fatmiri në dëshminë e tij para autoriteteve greke.

50-vjeçari pohoi gjithashtu se vajza e tij arriti në pikën ku mendonte dhe vetëvrasjen pas asaj që kaloi nga xhaxhai i saj 33-vjeçar: Vajza ime, e cila është jetime nga nëna e saj, ka absolutisht nevojë për mua. Duhet ta mbështes atë psikologjikisht dhe financiarisht pasi ajo është e shkatërruar emocionalisht dhe ka arritur në pikën ku ka tentuar dhe vetëvrasjen. Nuk e dija, më tha mësuesja e saj dhe psikologu.

50-vjeçari theksoi se jetesa e tij dhe e familjes së tij, në radhë të parë fëmija i tij i mitur 9 vjeç dhe vajza e tij studente në Universitet, varen ekskluzivisht nga puna e tij, pasi nuk kanë asnjë të ardhura të tjera.

Sipas mjekes psikiatre që ka ekzaminuar 18-vjeçaren, para vrasjes së ndodhur më 9 janar, ajo ka konstatuar se vajza vuan nga stresi post-traumatik, pas vitesh abuzime seksuale të përsëritura, përdhunimi dhe shantazhi, ndërsa ajo monitorohet çdo ditë dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm.


AlbaniaWeb.net