Sat, Oct 5, 2024

Fitore e pastër, Maroku e nis me “këmbën e mbarë” rrugëtimin në Kupën e Kombeve

  • PublishedJanuary 17, 2024

Maroku e ka nisur me “këmbën e mbarë” Kupën e Kombeve të Afrikës. Të besuarit e Walid Regragui triumfuan pastër 3-0 ndaj Tanzanisë, në takimin e mbajtur në  Stade Laurent Pokou (San Pédro).

Marokenët e mbyllën pjesën e parë në avantazh pas golit të Saiss, pas gjysmë ore loje. Në pjesën e dytë erdhën edhe golat e Ounahi dhe En Nesyri, përkatësisht në minutat 77-të dhe 80-të.

Ndeshja e radhës për Marokun në grupin F është ndaj Congos. Tanzania do kërkojë pikët e para në grup, në përballjen ndaj Zambia-s.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net