Lenjani rikthehet në Zvicër, gati për eksperiencën e re
Ermir Lenjani është futbollist i FC Schaffhausen. Lajmi është dhënë nga klubi i kategorisë së dytë zvicerane, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ish-lojtari i Shqipërisë do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në fund të sezonit. Lenjani ka luajtur edhe më parë në Zvicër, për skuadra si Sion apo Grasshoppers.
Eksperienca e fundit e 34-vjeçarit është në Turqi te Umraniyespor, ekip në të cilin ka luajtur 18 ndeshje. Gjatë karrierës së tij, mbrojtësi anësor ka veshur edhe fanellat e Rennes dhe Nantes.
“Ai është një top profesionist absolut me një mentalitet të jashtëzakonshëm. Me të mund të shpresojmë për shumë dinamizëm në krahun e majtë” – Tha drejtori sportiv, Admir Mehmedi.
(J.S/)