Nuk i dhanë shpërblimin prej 6 milionë lekësh, MAS reagon ndaj Luiza Gegës
Kampionja e atletikës Luiza Gega është shprehur se është shumë e zhgënjyer që nuk ka marrë shpërblimin që i takon. Para pak ditësh Luiza bëri një reagim në llogarinë e saj ku shprehej e revoltuar me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për shkak se këta të fundit nuk i kanë dhënë shpërblim për aktivitetet ku nuk ka patur kontroll.
Gega u shpreh se rekordet nuk i njihen nga MAS, ndërsa shpërblimi iu premtua nga vetë Rama. Ajo i referohej një shpërblimi prej 6 milion lekësh të vjetra që nuk i është dhënë me arsyetimin se nuk ka patur kontroll.
MAS nga ana tjetër, thotë se Luiza Gega, është mbëshetur gjatë dy viteve të fundit me 13 shpërblime për 10 gara ndërkombëtare, bazuar në arritjet e saj, që nga niveli Botëror deri te ai Ballkanik, pesë prej të cilave janë shpërblime për arritjet e vitit 2023.
Mbështetja e sportistëve elitarë është në qendër të politikave të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.
MAS i ka mbështetur dhe mbështet në vazhdimësi sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre përmes mbështetjes për federatat dhe përmes shpërblimeve direkte për rezultatet që kanë arritur në gara në arenën ndërkombëtare.
Shpërblimet e dhëna bazohen në parashikimet e nenit 27 të Ligjit 79/2017 “Për sportin” i ndryshuar dhe akteve nënligjore që rrjedhin prej tij.
Vetëm për vitin 2023 shpërblimet e sportistëve elitarë kanë rezultuar rreth 55 milionë lekë për 23 sportistë elitarë dhe trajnerët respektive për arritjet në sportet që përfaqësojnë.
Atletja jonë Luiza Gega, është mbëshetur gjatë dy viteve të fundit me 13 shpërblime për 10 gara ndërkombëtare, bazuar në arritjet e saj, që nga niveli Botëror deri te ai Ballkanik, pesë prej të cilave janë shpërblime për arritjet e vitit 2023.
Do të vijojmë edhe gjatë këtij viti, duke qënë dhe një vit olimpik, mbështetjen për sportistët tanë elitarë,”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.