Thu, Nov 28, 2024

Dekreti i Presidentit për Ligjin e Komisioneve Hetimore, reagon Tabaku: Shans i humbur për të pasur ligj konsensual për të rregulluar funksionet e Kuvendit

  • PublishedJanuary 18, 2024

Reagimi i deputetes se PD, Jorida Tabaku, ne lidhje me dekretin e Presidentit Begaj per Ligjin e Komisioneve Hetimore:

Dekretimi nga Presidenti i Ligjit për Komisionet Hetimore është një shans i humbur për të pasur një ligj jo vetëm konsensual për të rregulluar funksionet kushtetuese të Kuvendit por gjithashtu edhe një ligj gjithpërfshirës në shërbim të mekanizmave të balancës dhe kontrollit që ka pushteti legjislativ ndaj atij ekzekutiv. Ky dekret nuk do të thotë aspak që ligji i miratuar me votat e socialistëve nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në antagonizëm të plotë me frymën e integrimit Europian.


AlbaniaWeb.net