“E ftuan Presidentin dhe si dhanë fjalën”, Salianji flet për betejat e PD: Begaj s’ka gjë në dorë, Rama objektivi kryesor i opozitës
Ervin Salianji, deputet i PD, i ftuar në “Top Story” në diskutimet për reformën zgjedhore tha fokusi duhet të jetë te kryeministri Edi Rama.
“Personalisht jemi në politikë dhe shërbim të interesit publik, nuk është as një humbje as një fitore për PD. Presidenti është në rolin e vet kushtetues. E shoh më shumë një çështje që duhet zgjidhur mes politikës. Është një krizë që zgjidhet me marrëveshje politike. Nuk duhet ta vendosim fokusin e presidenti i Republikës”, tha Salianji.
Pse ju drejtuat Presidentit?
“Unë po them qëndrimin tim, nuk kam qenë në mbledhje. Zhvendosja e foksit nga Edi Rama nuk është e drejtë. Si përfundim, një zamallahi në gotë ujë, mazhoranca e ka fuqinë ta rikthejë prap ligjin. Në argumentet e presidentit po thotë atë që themi ne. Ishte një përpjekje për ti dhënë mundësi krizës, për të negociuar në këtë vendimmarrje. Kërkesa e mazhorancës për ta ftuar presidentin dhe mos i dhënë fjalën ishte një grackë e mazhorancës. Jemi në kushtet e regjimi, të gjitha institucionet janë të kontrolluara nga regjimi. PD dhe opozita është në përballje me regjimin. Ka dhënë argumentet e veta, Presidenti e sheh nga ana formale”, tha deputeti.
AlbaniaWeb.net