Mon, Oct 7, 2024

FOTO/ U dogj gjatë natës në kasolle! Dalin pamjet, viktima kishte konsumuar alkool me të vëllain para incidentit

  • PublishedJanuary 18, 2024

Dalin pamjet nga rasti tragjik në fshatin Oseckë të Kolonjës, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u dogj në kasollen e tij gjatë natës.

Gazetarja e AlbaniaWeb.net, Dhorjela Çule raporton se viktima është rreth 40-vjeç. Ka qenë vëllai që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 40-vjeçari u largua për të kasollja.

Aty dyshohet se mund të ketë ndezur zjarr dhe nga pakujdesia flakët janë përhapur kudo, ndërsa 40-vjeçari është djegur brenda kasolles. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.


AlbaniaWeb.net