Gabriele ngacmon Sarën: Je banorja e parë me të cilën kam folur
Brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 3” kanë nisur pëlqimet e para. Dje në darkë ka qenë Gabriele, një ndër banorët më të heshtur të shtëpisë, që i ka shprehur pëlqimin Sarës teksa bisedonin vetëm për vetëm. Sara ndërkohë duket se nuk i merr aspak seriozisht fjalët që ai po i thotë.
Gabriele: Je banorja e parë që kam diskutuar, kam folur edhe ndryshoi situata nga dje, nga pardje domethënë që folëm, diskutuam sot dhe jemi këtu kaq.
Sara: Ua sa nuk e ke idenë me kë po flet. Uroj vetëm që të mos jesh duke gënjyer kot. Pa nevojë, pa lidhje…
Ai i kërkon Sarës që të flasin përsëri me njëri-tjetrin në një moment tjetër kur të kenë mundësi. Por nuk përjashtohet mundësia që të lindë diçka mes tyre në të ardhmen.