Tue, Oct 8, 2024

Getinjo i revoltuar me fansat: ‘Më bëni bllok nëse pëlqeni Edonën në BBVK’

  • PublishedJanuary 18, 2024

Reperi nga Kosova, Getinjo ka qenë një ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova” në edicionin e kaluar. Por mesa duket këngëtari e ndjek shpeshherë edhe edicionin e dytë të tij. Ditën e djeshme ai ka postuar në Instastory një video TikTok-u ku po debatonte Ilirjana me Edonën. Getinjo jep qëndrimin e tij në lidhje me situatën si më poshtë:

Shumë e matur Ilirjana dhe shumë me kulturë. Në TikTok e pashë rastësisht këtë video. Kjo Edona definitivisht është pasqyrë e tmerrshme e njeriut në fjalor.

Në videon pasardhëse në Instastory ai iu thotë ndjekësve të tij që mos ta ndjekin më nëse mbështesin Edonën. Të shumta ishin edhe replikat e fansave që mbështesin Edonën, që reperi vendosi të publikojë disa prej tyre.