New York Post: Divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharisë u parashikua nga një fallxhore!
Një fallxhore parashikoi se një çift mbretëror do të divorcohej në vitin 2024 dhe ata që menduan se ishte për Princit Harry dhe Meghan Markle, gabuan.
Princi i Kurorës së Shqipërisë Leka II dhe Princesha Elia njoftuan se do të ndaheshin të hënën pas shtatë vitesh martesë duke dalë në parashikimin e fallxhores Sally Morgan.
“Një fallxhore pretendoi se një çift mbretëror do të shkonte drejt divorcit në vitin 2024, sipas Neës International. Megjithatë nuk ishin Duka dhe Dukesha e Sussex, por Princi i Kurrorës së Shqipërisë”, thuhet në shkrim”, shkruan New York Post.
New York Post, por edhe media të tjera ndërkombëtare i kanë bërë jehonë divorcit të Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.
Madje, Neë York Post ka shkruar edhe për daljen e tij të parë publike që nga njoftimi i divorcit nga princesha e kurorës Elia Zaharia.
“Mbreti 41-vjeçar doli të martën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për të bërë një vizitë në statujën e Mbretëreshës Geraldinë. Në ceremoni, Princit iu bashkua Péter Sztáray, Ministri i Shtetit për Politikën e Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë. Dalja erdhi vetëm një ditë pas njoftimit të divorcit të Lekës që u shpërnda në rrjetet sociale”-shkruan New York Post.
“Mbreti u shfaq në humor të mirë dhe buzëqeshi teksa pozonte për foto me disa personalitete shqiptare në këtë event”-thuhet më tej.
Princ Leka njoftoi ndarjen më 15 janar, ku tha se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore. Pas tij reagoi edhe Elia Zaharia, dhe mesazhi i përbashkët ishte se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.
AlbaniaWeb.net