Thu, Nov 28, 2024

Presidenti e quan ‘regres’, por e dekreton ligjin e ri për komisionet hetimore

  • PublishedJanuary 18, 2024

Presidenti i Republikës, dekretoi të enjten ligjin e ri për komisionet hetimore, pavarësisht kritikave dhe apelit të opozitës se ky ligj bllokonte të drejtën e saj kushtetuese për kontroll parlamentar.

Në argumentimet e tij, Begaj shpreh rezerva për disa dispozita të ligjit dhe quan “regres”një prej pikave, por nuk sheh shkelje kushtetuese në ndryshimet e miratuara në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca.

“Është e vërtetë se dispozita për marrjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve me vendim të ndërmjetëm formon regres në raport me ligjin e mëparshëm, i cili, kryerjen e këtyre procedurave nuk ia nënshtronte votimit, por çështja në vetvete nuk ka lëndë kushtetuese,”argumenton Presidenti.

Në reagimin e shpërndarë për mediat nga konstatohet se “ligji nuk mund të quhet antikushtetues”.

i presidentit Begaj vjen pas përplasjeve disamujore në Parlament, për shkak se mazhoranca rrëzoi disa kërkesa të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i kërkoi kreut të shtetit që të mos e dekretonte këtë ligj, pasi cënonte të drejtën kushtetuese të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe se ishte miratuar në shkelje të procedurave parlamentare.

Sipas përfaqësuesve të opozitës, hyrja e ligjit në fuqi “minonte dialogun politik”.

Por, presidenca sqaron se ligjet shpallen pas verifikimit të kushtetuetshmërisë së dispozitave të reja dhe të procedurës së miratimit të tyre dhe se ky kontroll nuk verifikon asnjë aspekt me përmbajtje politike të ligjit.

Presidenti pranon se ka pritur negociata dhe bashkëpunim politik në periudhën 20 ditore të afatit për shpalljen e ligjit dhe se e ka ftuar “eksponentët më të zëshëm të opozitës që të kërkonin kompromisin me shumicën parlamentare” për ligjin.

Menjëherë pas shpalljes së ligjit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e akuzoi Presidentin e Republikës se ka humbur rolin si garant i Kushtetutëes si dhe shansin për të qëndruar mbi palët.

“Shpallja e ligjit sot është bërë bazuar në vendimin që nëse Rama do rishikonte ligjin, Presidenti do gjente argumenta kushtetues për ta rikthyer çështjen në rishqyrtim në Kuvend,” tha Bardhi duke komentuar njoftimin e Presidencës.  Sipas tij, me hyrjen në fuqi të këtij ligji është zhbërë çdo rol kushtetues për kontrollin e qeverisjes, pasi i është mohuar opozitës një instrument kushtetues.

Bardhi shtoi se nuk është që shmang dialogun, pasi sipas tij, prej 3 muajsh ka shprehur gatishmërinë e plotë për të gjetur zgjidhje për respektimin e rregullores.

“Ka qenë mazhoranca ajo, dhe ndjej keqardhje që presidenti nuk e ka konstatuar këtë, që jo vetëm s’ka pasur asnjë reflektim, por në të kundërt ka shtuar masat agresive e arrogante ndaj opozitës,” theksoi Bardhi.

Komisionet hetimore janë bërë shkak për nisjen e një proteste gati 3 mujore të opozitës duke bllokuar komisionet parlamentare dhe seancat plenare të Kuvendit.  Që pas komisionit të bujshëm për aferën e inceneratorëve që përfundoi punimet në mars 2022, mazhoranca ka refuzuar çdo kërkesë tjetër të opozitës, duke mohuar një të drejtë kushtetuese të saj për të kontrolluar qeverisjen.

Në një situatë të tensionuar politike, PS ndryshoi ligjin duke kufizuar të drejtën e opozitës për ngritjen e tyre dhe vendosi rregulla që i japin mundësi mazhorancës të kontrollojë vendimmarrjen për mbledhjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve.