Takimi ndaj Tiranës, trajneri i Teutës: Presion i madh, por ky është momenti i kthesës
Trajneri i Teutës, Edi Martini iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes së të premtes ndaj Tiranës, takim ky i vlefshëm për kampionatin.
“Me Tiranën është ndeshje shumë e vështirë. Jemi stërvitur me maksimumin e ritmit, duke ditur edhe pozitat në klasifikim. Është një ndeshje që kërkohet ta fitojmë.
Ndjesia nuk është e mirë, pasi të shikosh veten në fund nuk ndihem mirë. Megjithatë në ndeshjet që kemi luajtur kemi qenë të barabartë, pavarësisht kundërshtarëve dhe që nuk kemi arritur të fitojmë. Ndoshta kjo nuk ka ardhur për çështje fati, por edhe ana psikologjike nuk ka qenë e mirë. Normalisht duhet t’i hedhë prapa këto dhe që nga ndeshja e nesërme të shikojmë përpara, pasi kampionati është i gjatë, ku janë edhe 17 ndeshje për t’u luajtur. Me 51 pikë në lojë ne do të vazhdojmë të ecim përpara dhe të arrijmë sa më shumë fitore, mundësisht që nesër.
Unë mendoj se më tepër është ana psikologjike ajo që i ka rënduar futbollistët për të mos shënuar gola, por sulmi dhe mbrojtja e një ekipi janë një. Kështu që nuk është vetëm faji i tyre, por edhe çështje fati. Ajo që duhet tani, është që djemtë të jenë të qetë para ndeshjes, të japin maksimumin në fushën e lojës, të fitojmë dyluftimet dhe topin e parë. E dimë se çfarë pikash të forta ka Tirana. Kushdo që të shënojë gol nesër nuk ka rëndësi, pasi ne na duhet fitorja. Nuk do i vë sulmuesit para përgjegjësisë. Ka ardhur koha që të fitojmë. Presioni është i madh, por këta djem kanë tregu të kalojnë presione edhe më të vështira. Jam i bindur te kthesa nesër ndaj Tiranës. Situata është e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen. Merkato? Mund të ketë ndonjë gjë të vogël, por unë e quaj ekipin të kompletuar” – tha ai.
(J.S/)