Tjetër “perlë” e Rey Manajt, bomberi shqiptar bën “ligjin” në Turqi (VIDEO)
Rey Manaj vazhdon të jetë vendimtar me gola për skuadrën e tij në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi edhe në Kupë, gol që rezultoi vendimtar, pasi kualifikoi Sivasporin në 1/8 finale.
Manaj u aktivizua në minutën e 60-të dhe në të 81-ën realizoi me një gjuajtje nga jashtë zone. Ishte ky gol që i dha fitoren 3-2 skuadrës së tij, që avanacon më tej në Kupë.
Manaj po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ky ishte goli i katërt në Kupë, ndërsa në 8 raste ka festuar dhe në kampionat. Forma e tij e mirë ka vënë në siklet edhe trajnerin Sylvinho për ta rithirur në ekipin kombëtar.
()