Thu, Nov 28, 2024

Pasojat në Organizëm Kur e Teproni me Vitaminën C – Sa ju Duhet në Ditë

  • PublishedJanuary 19, 2024

Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm për organizmin.

Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme.

Ndonjëherë, nga dëshira për të pasur një organizëm të mirëushqyer, njeriu mund ta teprojë me vitaminën C.

Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit.

Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C.

Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe.

Sasia E Nevojshme E Vitaminës C 

Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C.

Doza e rekomanduar e vitaminës C për çdo të rritur varion nga 65 deri në 90 miligramë në ditë.

Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitamin është 2000 miligramë në ditë.

Nëse organizmi pajiset me pak më tepër vitaminë C se doza e lartpërmendur, dëmet në shëndet mund të jenë të papërfillshme.

Megjithatë, dozat madhore të suplementëve të vitaminës C, munden të shkaktojnë një sërë problemesh të përmendura më poshtë:

  • Diare
  • Të përziera
  • Të vjella
  • Urth
  • Kontraktime në stomak
  • Dhimbjet e kokës
  • Pagjumësi

Ajo që është e rëndësishme që lexuesit e AgroWeb.org të dinë, është se një regjim i shëndetshëm ushqimor ofron sasi të përshtatshme të vitaminës C.

Ushqimet Më Të Pasura Me Vitaminë C

Vitamina C duhet marrë çdo ditë.

1 gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.

1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C.

1 kivi ofron 64 mg vitaminë C

Gjysëm racioni me brokoli ofron 51 mg vitaminë C

Gjysëm racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.

Ju mund të merrni edhe suplementë, por këto të fundit nuk duhen përdorur kurrësesi si zëvendësues të burimeve ushqimore të saj.

Duhanpirësit, ata që pijnë alkol, vuajnë nga diabeti, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe njerëzit e prekur nga sëmundjet kronike kanë nevojë për më shumë vitaminë deri në 500 miligramë në ditë.

Siç ndodh rëndom edhe në rastin e vitaminave të tjera, shumë njerëz në vendin tonë nuk konsumojnë sasinë e duhur të kësaj vitamine të rëndësishme.

Kjo vjen si pasojë e ushqyerjes së shpejtë e të keqe dhe mungesës së suplementëve.

Kur organizmi nuk merr sasinë e mjaftueshme të kësaj vitamine, njeriu përballet me manifestimin e një sërë simptomash mendore dhe fizike.

Për më tepër, organizmi bëhet më i brishtë dhe më i ndjeshëm ndaj sëmundjeve kronike dhe akute

AgroWeb.org gjithsesi ju këshillon që të mos e teproni me sasinë e suplementeve të vitaminës C, pas edhe mbidoza e saj sjell probleme për organizmin./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine