Rënie masive dherash dhe gurësh nga mali Murash në aksin “Elbasan-Librazhd”, vështirësi në qarkullimin e automjeteve
Një masiv gurësh dhe dherash janë shembur nga shpati i malit në Murash, në aksin nacional Elbasan-Librazhd në orët e para të mëngjesit.
Për rreth 1 orë qarkullimi ka funksionuar vetëm në një sens lëvizje. Kompania nënkontraktore ka bërë pastrimin e rrugës dhe qarkullimi i është kthyer normalitetit.
Fatmirësisht nuk ka pasur incidente apo të lënduar nga shembja e masivit të malit.
AlbaniaWeb.net