Sheikët duan “djallin”, arabët tentojnë shumicën e aksioneve, tundohet Garry Cardinale
Arabia Saudite kërkon një pjesë të historisë edhe në Serie A. Zëra të fuqishëm, me burime të konfirmuara, flasin për një interesim të sheikëve për klubin e Milan. La Repubblica shkruan se fondi Pif, ai që menaxhon edhe Newcastle në Premier League, kërkon të blejë aksionet e “djallit”. Përfaqësues të qeverisë saudite kanë qenë pak ditë më parë në Milano, ku kanë bërë të qartë interesimin e tyre.
Pif, kërkon jo thjesht të jetë pjesë e këtij klubi historik, të 19 herë kampionëve të Italisë, por kërkojnë shumicën e aksioneve, shumicë të cilën për momentin e ka Garry Cardinale, pronari i fondit RedBird.
()