Fri, Nov 29, 2024

SPAK heton pasurinë e Elvanës, HEC-in e Breçanit e llogarinë e ‘Bolit’

  • PublishedJanuary 19, 2024

Prokuroria e Posaçme e Krimit të Organizuar, ka nisur hetim ndaj Elvana Gjatës, pasi është përmendur disa herë në përgjime si “transferuese” e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin.

Nëpër përgjime që i janë bërë Matës dhe Breçanit bëhet fjalë për një shumë rreth 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës, pra nga se kuptohet Mata përdorte këngëtaren për të lëvizur paratë e fituara nga trafiku i kokainës, duke qenë se vetë e kishte të pamundur t’i lëvizte shuma të tilla nga një shtet në tjetrin.

Konkretisht, në faqen 83 të dosjes, citohet një bisedë e Erzen Breçanit me djalin e tij Eralbin.

Përgjimi ku del emri i këngëtares Gjata:

Erzen Breçani: “Çfarë po bëni, si është Ervini (Mata), më tha po ti dërgoj nga llogaria e Elvanës 500 mij euro borxh… E maroj punët sa ti kalosh këto halle…I thash jo në asnjë mënyrë.”

Emri i Elvana Gjatës, del sërish në faqen 84 të dosjes së SPAK, nga një tjetër bisedë e Erzen Breçanit e zhvilluar më datë 21 gusht 2020.

Erzen Breçani: “…Po nuk kam thënë gjë, vetë më pyti atëherë kur ti ishe këtu… E më tha sa të ka sjellë Abi…I thashë kaq rreth 350… Më tha do i them Elvanës të ti kalojë…I thash jo jo… Ai më pyeti sa ka sjell Abi unë nuk i thashë asgjë vetëm siç është ka sjellë kto ka me sjellë shoku vet edhe kaq dhe un i mbylli punët por po pres ai tha ti jap unë 500 i them Elvanës un i thashë jo jo..!”