Tue, Mar 18, 2025

Shkodra ende me rrugë të bllokuara, disa fshatra mbeten në izolim/ Probleme edhe me energjinë elektrike

  • PublishedJanuary 21, 2024

Situata në qarkun e Shkodrës vijon të mbetet problematike, me rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie elektrike.

Problem paraqitet në Fushë-Arrëz, ndërkohë rrugët që lidhin qytetin me njësinë administrative të Iballës janë të bllokuara duke lënë disa fshatra në izolim.

Puna po vazhdon për hapjen e tyre. Nga ana tjetër disa zona në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës e Pukë, kanë mungesë të energjisë elektrike.


AlbaniaWeb.net