“Çfarë do bëja unë pa ty?”/ Ilnisa shfaqet e afërt me Meritonin
Ilnisa Agolli duket se ndihet mjaft mirë në praninë e Meriton Mjekiqit, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”.
Gjatë ditëve të fundit, dy gazetarët e njohur janë shfaqur mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Madje mbrëmjen e kaluar, Ilnisa ka përqafuar Meritonin dhe i ka thënë:
“Çfarë do të bëja unë në këtë shtëpi pa ty, nuk e di”.
Për disa mbrëmje radhazi banorët kanë qëndruar në krahët e njëri-tjetrin, duke kaluar kohën me biseda ku nuk kanë munguar as komplimentat.