Sat, Nov 30, 2024

Kush i mungon dhe me kë duhej sjellë ndryshe? Pengjet e Drini Zeqos për BBV

  • PublishedJanuary 22, 2024

Gazetari dhe moderatori i njohur Drini Zeqo ishte i pari që banor që hapi dyert e shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ dhe i pari që u largua në mënyrë të papritur për arsye familjare. Vendimi i tij për të lënë në mes lojën dhe garën për çmimin e madh në shtëpinë më të famshme bëri bujë, ndërsa fansat e tij kërkojnë që të rikthehet.

I ftuar në ‘Shqipëria Live’, Drini tregon pengjet dhe gjërat që mund të kishte bërë ndryshe gjatë qëndrimit në shtëpi. Ai thotë se është treguar i butë me Ilnisën, sjellja e të cilës nuk i ka pëlqyer aspak. Ndër të tjera gazetari u shpreh se i mungon, Heidi.

“Unë nuk kam mësuar gjë, dhe ata që janë futur më vonë se unë nuk kanë fituar ndonjë terren. Ka disa gabime ne sjelljen, duhet të isha më i ashpër me disa personazhe. Me Ilnisën kam qenë më i butë seç duhej. Njihemi prej vitesh me Ilnisën, por nuk jemi miq. Brenda shtëpisë do ndryshoja. Heidi më mungon shumë. Ajo është nga kto natyrat solare dhe shumë e sinqertë, po e shijon bukur”, u shpreh Drini Zeqo në Shqipëria Live.