Thu, Nov 28, 2024

“Të shohim në Prime se çfarë thotë cepave…”/ Ledjona komenton Ilnisën

  • PublishedJanuary 22, 2024

Ledjona dhe Ilnisa janë dy banoret të cilat janë përfshirë shpesh herë në debate të forta ku nuk kanë munguar as ofendimet dhe gjykimet personale. Në spektaklin e kaluar u transmetua një moment i vajzave ku po debatonin me tone të larta.

Por edhe gjatë javës që lamë, banoret kanë patur përplasje të herë pas hershme me njëra-tjetrën dhe duket se nuk do të bëjnë ende paqe derisa njëra prej tyre të kërkojë falje.

Në një bisedë me Albin në oborrin e shtëpisë, Ledjona ka komentuar veprimet e Ilnisës sipas të cilës do ta penalizojnë. Ajo gjithashtu shprehet se pret ‘Prime’ që të shohë se çfarë ka folur ajo ‘cepave’ të shtëpisë për të, pasi drejtpërdrejtë refuzon të sqarohet.

Biseda e plotë në videon më poshtë: