Fri, Nov 29, 2024

Afrimiteti i Ilnisës dhe Meritonit, reagon vëllai i gazetares

  • PublishedJanuary 23, 2024

Raporti shumë i afërt mes Ilnisës dhe Meritonit ka bërë më shumë ‘bujë’ nga gjithë dinamikat dhe situatat që kanë ndodhur deri më tani në ‘Big Brother Vip’. Dyshja është gjykuar për diferencën e madhe që kanë në moshë dhe historitë e tyre të jetës jashtë shtëpisë. Megjithatë ndonëse çdo gjë duket se është në kuadër të lojës, një reagim ka ardhur edhe nga një familjar i gazetares.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Big Brother Radio” ishte i ftuar vëllai i Ilnisës, Kevin Agolli i cili na tregoi më shumë detaje në lidhje të motrën. Afrimitetin me Meritonin ai e sheh një veprim brenda kornizave të lojës.

“Për mua nuk ka asgjë, brenda kornizave të lojës.”- u shpreh ai për raportin e ngushtë të Ilnisës me Meritonin.

A do lidhej motra e tij në shtëpinë e “Big Brother Vip”?

E kemi diskutuar para se të hynte dhe më tha jo. Por duke njohur dinamikat, nuk besoj, edhe me rastin e Meritonit. As për lojë nuk do e bënte…”

Ndërsa u pyet se a e shikon në finale Ilnisën, ai u përgjigj kështu:

“Është në një shtëpi me banorë që janë kundërshtarë të saj. Nëse vazhdon kështu, e shikoj në finale.”