Fri, Nov 29, 2024

FOTO/ “Engjëlli azzurr”, Italia vajton për Gigi Riva: Sulmuesi më i mirë në histori (VIDEO)

  • PublishedJanuary 23, 2024

Bota e futbolli humbi një tjetër yll, një nga më të mëdhenjtë e futbollit italian, Gigi Riva. Në moshën 79 vjeçare, ish sulmuesi i famshëm italian ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak. Riva ishte simbol i futbollit italian pas luftës së dytë botërore, golashënuesi me rendimentin më të mirë në histori me fanellën e ekipit përfaqësues, 35 gola në 42 ndeshje, Me fanellën azzurre fitoi një Evropian, në 1968 në Romë, ku realizoi edhe golin e fitores në italiane përballë Jugosllavisë.

Riva ishte protagonist edhe dy vite më pas, ku me Italinë shkoi deri në finalen e Botërorit në Meksikë. Të gjithë karrierën e tij ia dedikoi klubit të Cagliari-t me të cilët realizoi 164 gola, edhe sot është golashënuesi më i mirë i këtij klubi, ndërsa në 1970 fitoi titullin në Serie A, titulli i parë dhe i fundit për Cagliari-n. E gjitha Italia përulet përpara Gigi Riva:

“Humbas një mik”, shkruan Dino Zoff. “Njeri i madh, futbollist kampion”, shkruan Marcello Lippi. “Sulmuesi më i mirë italian i të gjithë kohërave”, ishte komenti i Arrigo Sacchi-t. “Unik”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport. “Engjëlli azzurr”, ishte titulli i Tuttosport. “Rombi i Italisë”, shkruan La Gazzetta. Mediat italiane dhe bashkudhëtarët e tij përcjellin në këtë mënyrë Gigi Riva-n.

()

AlbaniaWeb.net