Lojtare e fortë? Rikja bisedon me Rozën për Ilnisën: I merr personale…
Rikja dhe Ilnisa kanë qenë dy banoret që ndezën të parat debatet në ‘Big Brother Vip’. Javën e parë të qëndrimit në shtëpi, vajzat janë parë duke u përplasur me njëra-tjetrën për situata të ndryshme ndërsa nuk kanë munguar as ofendimet dhe gjykimet personale.
Një situatë e tillë ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme, ku Rikja i përmendi vajzën Ilnisës dhe kjo e fundit shpërtheu në lot. Ky veprim është marrë si ‘viktimizim’ nga ana e Rikes e cila në një bisedë në dhomën e gjumit me Rozën tha se ajo merr çdo gjë personale dhe për këtë kërkoi edhe mendimin e moderatores.
Biseda e plotë në videon më poshtë: