“Sfidat i kemi të përbashkëta”/ Kurti poston foton me Ramën: Duhet të jemi krah për njëri-tjetrin
Sfidat i kemi të përbashkëta, shkruan kryeministri Albin Kurti, në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar me një foto me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Pas takimit në Shkup, ku u mbajt takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kurti thekson nevojën e bashkëpunimit për zhvillimin e vendeve tona.
“Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”.
AlbaniaWeb.net