‘E padrejtë për të dashurën time’/ Karim përgjigjet për Loredanën
Karim Adeyemi ka hedhur poshtë kritikat se lidhja e tij me reperen shqiptare Loredana ka ndikuar negativisht në performancat e tij. Kohëve të fundit ai është shfaqur me një performancë të ulët në ndeshje, dhe për këtë arsye shumë persona kanë fajësuar Loredanën si një preson që ka ndikuar negativisht në jetën e Adeyemit.
Por kjo gjë nuk është aspak e vërtetë dhe Adeyemi ka reaguar për të gjithë kritikuesit që janë ‘sulur’ drejt Loredanës.
Po çfarë tha Adeyemi?
Adeyemi, i ka thënë kanalit zyrtar të Dortmundit në YouTube se
asnjë gisht nuk duhet të drejtohet në ndonjë drejtim tjetër përveçse atij: “E dija se në çfarë po futesha, se ajo ishte një person në sytë e publikut, por më duket e çmendur që njerëzit reagojnë kështu pas një loje të keqe. Jo e padrejtë ndaj meje sepse nuk luajta mirë. Është e padrejtë me të dashurën time. Nuk ka të bëjë me mënyrën se si luaj dhe performoj në fushë. Ndonjëherë më duket e çuditshme se si disa njerëz marrin guximin të gjykojnë njerëz që nuk i njohin.”