Efi mbështet Eglën: “Jepini mundësi njerëzve kur kërkojnë falje”
Në “Prime-n” u soll përsëri në vëmendje debati që ndodhi mes Eglës dhe Julit. Debati mes tyre nisi kur Juli i tha që do të të nxjerr nga shtëpia dhe më pas situata agravoi kur Egla reagoi me një fjalor të ashpër duke përdorur fjalë si ‘pijanec, pa brekë’ dhe në klipin që u transmetua në studio ajo kishte përmendur edhe emrin e bashkëshortes së tij.
Juli u ndje i fyer nga kjo situatë dhe Egla i kërkoi falje publikisht gjatë transmetimin për fjalorin e përdorur dhe përmendjen e emrit të bashkëshortes së tij. Efi Dhedhes ka postuar një Instastory ku ka treguar mbështetjen e saj për Eglën.
Jepini mundësi njerëzve kur kërkojnë falje. – shkruan ajo
Ndërkohë që në story-t pasardhëse ajo thumbon një banor tjetër në shtëpi, pa e thënë se cilin por habit fakti që ka bërë tag Sara Gjordenin, gjë që na bën të mendojmë se mund ta ketë me atë.