FOTO/ “Flirtoi” me golin, por Sofascore “ngel” Brojën, e vlerëson me notën më të ulët (VIDEO)
Chelsea luajti “tenis” me Middlesbrough, siguroi finalen e Kupës së Anglisë pas suksesit 6-1. Me Brojën në fushë nga minuta e parë, blutë e Pochettino-s ishin të papërmbajtshëm, përmbysën humbjen minimale 1-0 të pësuar ndeshjen e parë, ndërsa tani presin me qetësi fituesin e Fulham-Liverpool. “Bomberi” kuqezi ishte protagonist për sa kohë ishte në fushë, deri në minutën e 65-të.
Në minutën e 15-të, Broja dhe të gjithë tifozët festuan, por për fat të keq, Howson i hoqi golin nga këmbët duke devijuar topin në rrjetë. Nuk ishte me fat as në minutën e 29-të teksa u shërbye në zonë, por goditja e tij u kthye në asist për Fernandez që realizoi edhe golin e dytë për Chelsea-n. Londinezët nuk e ulën ritmin për asnjë moment dhe në minutën e 36-të, Disasi dërgoi shifrat në 3-0. Për të kompletuar “pokerin” e golave brenda pjesës së parë mendoi Palmer. Në pjesën e dytë, Chelsea gjeti edhe dy herë rrugën e rrjetës, ndërsa Rogers në minutën e 86-të realizoi golin e nderit për Middlesbrough.
Ndryshe nga opinioni “Sofascore”, faqja e specializuar për statistikat vlerësoi Brojën me notën 6.3, nota më e ulët në radhët e Chelsea-t. Shijon këtë kualifikim për në finale, trajneri Pochettino: “Jam shumë i lumtur pasi ky është një hap i rëndësishëm për të fituar më shumë besim. Kur je jashtë Champions League dhe larg garës për titull në Premier League, kjo finale nuk duket diçka e madhe, por ne jemi në proces rritje pasi po ndërtojmë një ekip të ri. Tani duhet të mendojmë për të fituar këtë finale”, u shpreh Pochettino pas ndeshjes.