“Jam i kënaqur nga ajo që prodhuan lojtarët, të shohim përpara”, Ahmataj: Tirana ka brez të mirë
Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj dha opinionin e tij pas triumfit 3-0 në Kupë ndaj Korabit.
“Duke iu referuar dhe terrenit të lojës, bëmë një 60/70-minutësh shumë të mirë, por edhe pjesa tjetër bëri mirë. Mendoj se duhet ta mbyllnim kualifikimin, sepse terreni, ana psikologjike, loja mund të ndikonin në ritmin e ndeshjes. Jam i kënaqur nga ajo që prodhuan lojtarët dhe të shohim përpara.
Kemi një brez shumë të mirë, por i duhet kohë, komoditet për të shprehur aftësitë e tyre. Kur terreni nuk lejonte të shprehnin cilësitë e tyre. Prandaj ata duhet të marrin minuta aq sa të kenë për t’u përmirësuar dhe për të pasur një të ardhme me Tiranën.
Me Skënderbeun është një ndeshje e vështirë. Nuk ka lidhje me ndeshjen Kupës. Do impenjim maksimal dhe duhet të jesh shumë i shpejtë për të bërë atë që ne ndërtojmë në lojë” – tha ai.
(J.S/)