Osimhen frikëson Napolin, kampionët e Italisë shqyrtojnë pesë profile për pasuesin
Edhe pse rinovoi me Napolin deri në vitin 2026, sulmuesi Victor Osimhen ka mundësi të largohet nga kampionët e Italisë. Kërkesat për të janë të shumta, duke filluar nga shumë klube të mëdha, e duke përfunduar te milionat e arabëve. “Unë tashmë e kam vendosur dhe e kam një plan. E di se çfarë dua të bëj. 60% e njerëzve dëgjuan thashethemet verën e kaluar për Premier League, që është më e mira në botë” – Tha Osimhen, duke trembur drejtuesit.
Një mision i vështirë ai i zëvendësimit të tij, pasi 25-vjeçari realizoi 26 gola në Serie A në sezonin e kaluar, një dorë e madhe për skuadrën për rikthimin te titulli kampion. Asgjë nuk është e pamundur dhe Presidenti De Laurentis beson shumë te kjo gjë.
Duke “nuhatur” situatën, javët e fundit vëzhguesit e napoletanëve kanë identifikuar pesë profile, për të gjetur kështu pasuesin e duhur. Bëhet fjalë për lojtarë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, madje një prej tyre është edhe emër i vjetër: Jonathan David.
Të tjerë sulmues në listë, përveç atij të yllit kanadez të Lille, janë edhe të Victor Boniface i Bayer Leverkusen, Joshua Zirkzee i Bologna-s, Santiago Gimenez i Feyenoord dhe Benjamin Sesko i Leipzig.
Sa i përket çmimit, Napoli mund të afrojë një nga këta futbollistë për 40-50 milionë euro. Faktori kohë është në favor të klubit të Serie A, pasi deri në verë, “qielli” do jetë i pastër.
(J.S/)