Sherr me sende të forta për prona, plagoset një 70-vjeçar në fshatin Ungrej të Lezhës
Një konflikt pronësie mes dy personave u shoqërua me përdorimin e sendeve të forta dhe plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja ndodhi në fshatin Ungrej të Lezhës dhe i plagosur mbeti shtetasi Ndrec Kola 70 vjeç. Nga goditjet me sende të forta 70-vjeçari mori disa fraktura në pjesë të ndryshme të trupit dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Nga ambientet e Spitalit ku po merr mjekim, Ndrec Kola thotë se ka patur konflikte të vazhdueshme pronësie me bashkëfshatarin e tij, duke i kërkuar organeve të policisë që të veprojnë në lidhje me rastin.
Në lidhje me rastin Policia e Lezhës u vu menjëherë në lëvizje duke kryer të gjitha veprimet hetimore, si dhe mori dëshmitë e personave të përfshire me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje e cila ndodhi në fshatin Ungrej të Bashkisë Lezhë.
AlbaniaWeb.net