Thu, Nov 28, 2024

’26 vjeç por duket si 40’/ Fansat ‘kryqëzojnë’ Kylie-n në videon virale

  • PublishedJanuary 25, 2024

Në rrjet është duke qarkulluar me shpejtësi një video e yllit televiziv, Kylie Jenner nga paraqitja e saj në eventet e fundit të modës në Paris. Shumë kanë komentuar detaje në fytyrën e saj dhe përmendin operacione plastike të dështuara që i japin asaj pamjen e një 40 vjeçareje.

“Çfarë ndodhi me fytyrën e saj?” “Vajzë duhet të ndalosh operacionet plastike tani “, “Ajo është 26 vjeç dhe duket mbi 40 “, shkruajnë ata në TikTok dhe Twitter.

Shumica e komenteve theksojnë se ajo duket shumë e vjetër, pasi lëkura e saj nuk është si në paraqitjet e tjera të fundit. Ajo paraqet papërsosmëritë që nuk i kishte dhe thuajse të gjithë ata që e komentuan, mendojnë se është një filler apo një operacion plastik i dështuar.

“Sa vjeç duket ajo?” » shkruajnë për Kylie Jenner.